VIDEO/ E harron dështimin në Champions, Arsenali shfaqet në rrugët e Londrës duke festuar titullin e Premier Ligës
Arsenali humbi mbrëmë në finalen e Championsit përballë PSG-së, por sot po feston në rrugët e Londrës. “Topçinjtë” harrojnë zhgënjimin në Budapest dhe festojnë triumfin në Premier Ligë pas 22 vitesh.

Lojtarët parakaluan nëpër rrugët e Londrës me autobusë të posaçëm me çati të hapur, përpara një turme të madhe tifozësh, më shumë se 500,000 sipas BBC-së .
Fishekzjarrët kanë shpërthyer ndërsa lojtarët valëvitin flamujt. Pamje emocionuese për çdo tifoz të Arsenalit që ka pritur kaq shumë vite për këtë trofe.
Mikel Arteta is loving it 😎 pic.twitter.com/73rELSv5bz
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 31, 2026
“A lot of joy and a lot of celebration.”
The Arsenal parade is well underway 🏆 pic.twitter.com/ytMjbmPKNE
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 31, 2026
PANORAMASPORT.AL













