Postuar: Qershor 1, 2026 | 10:40
VIDEO/ Ditëlindje e veçantë për Myrto Uzunin, sulmuesi i Kombëtares feston së bashku me shokët e tij të Kombëtares
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni festoi mbrëmë 31 vjetorin e lindjes.
Një ditëlindje e veçantë për beratasin në praninë e shokëve të tij. Ai u surprizua nga mbrojtësi Elseid Hysaj i cili kishte në dorë një tortë dhe shkoi pranë tij për të fikur qirinjtë. Gjithashtu në sallën e ngrënies ndodheshin edhe lojtarët të tjerë të cilët i këngën e ditëlindjes.
Pasi fiku qirinjtë, beratasi mbajti një fjalim para shokëve.
“Jam shumë i lumtur që e festoj ditëlindjen time me ju këtu, është kënaqësi të jem këtu. I uroj mirëseardhjen stafit të ri në Kombëtare”, përfundoi Uzuni. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













