VIDEO/ Dinamo i la me pasoja, tifozët e Hajdukut sulmojnë lojtarët me flakadanë pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2025 | 13:25

VIDEO/ Dinamo i la me pasoja, tifozët e Hajdukut sulmojnë lojtarët me flakadanë pas fitores

Dinamo e la me pasoja Hajdukun e Splitit. Skuadra e Ilir Dajës i eliminoi nga turi i tretë i Ligës së Konferencës, pikërisht me rezultatin e përgjithshëm 4 me 3.

bandicam 2025-08-18 13-23-57-474

Humbja në “Air Albania” ka krijuar tension te tifozët e Hajduk Split. “Torcida” është grupimi që i mbështet dhe reagimi i tyre erdhi dje.

Hajduku fitoi një ndeshje në shtëpi me Slaven Belupon. Lojtarët iu drejtuan tifozëve, që në formë proteste i sulmuan me flakadanë.

Nga rasti në fjalë nuk pati dëmtime, pasi edhe lojtarët ndodheshin në largësi me tifozët. Zhgënjimi për ta është i madh, ndërsa “Torcida” njihet si grupi më i vjetër i ultrasve në Europë.

Protesta e tifozëve: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL