VIDEO/ Çudira shqiptare në Kupë! Pritet 7 minuta për të akorduar një gol me VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2026 | 19:08

VIDEO/ Çudira shqiptare në Kupë! Pritet 7 minuta për të akorduar një gol me VAR

Fundi i pjesës së parë të ndeshjes mes Egnatias dhe Elbasanit në Kupën e Shqipërisë ka regjistruar një moment të pazakontë kur verdheblutë shënuan golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 44-t.

dfsafadfsadsad

Ata festuan pasi Ze Gomesh çoi sferën në rrjetë, por më pas u sinjalizuan nga kryesori Grimci se pamjet po shiheshin në VAR për një pozicion jashtë loje të mundshëm të sulmuesit.

Për të vendosur vijat e VAR-it nga Albert Doda dhe asistenti i tij Dorjan Maletaj, u desh të pritej për një kohë të gjatë, rreth 7 minuta, derisa të përcaktohej që Ze Gomesh kishte qenë në pozicion të rregullt gjatë aksionit dhe goli të akordohej.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL