VIDEO/ Bylisi i jep leksion futbolli, Partizani prek fundin me humbjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2025 | 23:57

VIDEO/ Bylisi i jep leksion futbolli, Partizani prek fundin me humbjen e radhës

Bylisi ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

WhatsApp Image 2025-09-27 at 17.15.10

Sfida fillimisht u zhbllokua nga “demat” me Isgandarlin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por ballshiotët nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën në të 42-ën me Malomon. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në të dytën, Malomo gjeti golin e dytë falë një gabimi të Buxhelaj i cili ia dha topin “gati”. Sfida u vulos kur Muktar shënoi të tretin për vendasit dhe Partizani kapitulloi. Pas kësaj ndeshje, Bylisi ngjitet në vendin e 6-të ndërsa Partizani pozicionohet në të 8-in.

BYLIS 3-1 PARTIZANI

42′, 54′ Malomo, 72′ Muktar/ 19′ Isgandarli (P)

NGJARJET KRYESORE  

90’+4′ Mbyllet sfida, fiton Bylisi!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

82′ Bintsuka humbet rastin e artë për të rihapur ndeshjen. Sulmuesi i Partizanit nuk gjuan si duhet, ndërsa kishte të gjitha mundësitë për të gjetur rrjetën. (VIDEO)

78′ Hoxha kontrollon gjuajtjen e Indios, i cili për Bylisin kërkoi golin e katërt. Vendësit nuk qëndrojnë aspak të tërhequr. (VIDEO)

77′ Da Silva provon menjëherë nga goditja e dënimit. Topi përfundon mbi traun e mbrojtur nga Vashu i Bylisit.

76′ Kote mundohet të bëjë gjithçka vetë. Goditja e tij pritet lehtësisht nga Vashu.

72′ GOOOL BYLISI 3-1/ Muktar trefishon shifrat në favor të Bylisit. Vendësit të papërmbajtshëm ndaj Partizanit që po shfaqet i dorëzuar. Pas Buxhelajt është radha e Prekës që të asistojë te kundërshtarët. Skuadra e Milinkovicc shfaqet e dorëzuar.

66′ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga goli i tretë. Bylisi ekzekuton goditjen e tretë radhazi nga këndi. (VIDEO)

61′ Toma lëviz bukur pranë zonës duke shërbyer për Bintsukën. Kongolezi nuk godet aspak si duhet dhe gjithçka është për t’u harruar. (VIDEO)

57′ Kamara futet në zonën e Partizanit. Gjuajtja tij përfundon larg kuadratit të mbrojtur nga Hoxha.

54′ GOOOL BYLIS 2-1/ Buxhelaj i jep asistin perfekt, Malomo realizon përmbysjen e rezultatit të ndeshjes. (VIDEO)

53′ Mehmeti humbet mundësinë për të bërë mirë në zonë, pasi u pasua nga Bintsuka. Topi i krosuar prej tij nuk gjen askënd. (VIDEO)

48′ Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë në baraspeshë!

42′ GOOOL BYLISI 1-1/  Goditja e parë në portë. Mustafa gjen Malomo i cili shkëputet dhe del i vetëm përballë Hoxhës. Nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)

40′ Kamara futet drejt qendrës dhe godet fort me të majtën. Drithërima për të kuqtë, ndërsa topi përfundon jashtë. (VIDEO)

27′ Ismaili dhe Ualison përplasen kokë më kokë, qëndrojnë të shtrirë në fushë për pak kohë. (VIDEO)

19′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Isgandarli tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

15′ Malomo prek topin me dorë në zonë, ka penallti për Partizanin. (VIDEO)

13′ Përndreca shtyn me duar, gjyqtari jep penallti. Por pas verifikimit në VAR e anulon vendimin (VIDEO)

10′ Minuta të qeta nga skuadrat, topi qarkullon në rrjetet sociale.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Bylis: Vashu; Përndreca, Abazaj, Marku, Adeduro, Ualison, Muktar, Ofori, Kamara, Malomo, Mustafa

Trajner: Mirel Josa

Partizani: Hoxha, Marku, Janjeva, Preka, Buxhelaj, Mehmeti, Ismaili, Gasia, Hjumen, Isgandarli, Bintsuka

Trajner: Mladen Milinkoviç

PANORAMASPORT.AL