VIDEO/ Braziliani Marcelo debuton në kampionatin e Pike, driblim spektakolar që në ndeshjen e parë
Ish-mbrojtësi brazilian Marcelo është kthyer përsëri në fushën e lojës, por këtë herë jo ashtu siç jemi mësuar ta shohim të gjithë. Lojtari i cili për shumë vite shkëlqeu me fanellën e Real Madrid dhe Brazilit, tashmë është pjesëtar i “Kings League”, turneut që organizohet nga Zherard Pike.

Braziliani debutoi sot me skuadrën e Skull FC në ndeshjen kundër Rajo de Barcelona, ku ai menjëherë shënoi dy gola dhe ishte shumë pranë të tretit me një veprim spektakolar.
¿PERO QUÉ ACABA DE HACER @MarceloM12? 😱 pic.twitter.com/q1jx6FK0Hv
— Kings League Spain (@KingsLeague) October 30, 2025
“E ndjeva përsëri veten futbollist”, tha pas ndeshjes 37-vjeçari i cili vari këpucët në gozhdë vitin e kaluar, teksa premtoi pas këtij debutimi se do të zbriste rregullisht në fushë me skuadrën të cilës i është bashkuar në turneun spektakolar 7 kundër 7.
PANORAMASPORT.AL













