Postuar: Maj 31, 2026 | 19:59
VIDEO/ Bënte xhiro me makinë sportive në Tiranë bashkë me lojtarin e kthyer në Kombëtare, Elseid Hysaj e pëson nga policia
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi ndodhen në Tiranë për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria në drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran do të zhvillojë javën që vjen.
Sakaq, para përgatitjeve për këto sfida, lojtarët e Kombëtares nuk kanë shpëtuar pa marrë dhe një gjobë nga Policia Rrugore nw kryeqytet.
Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga LSA, makina e mbrojtësit Hysaj është ndaluar nga efektivët e Rrugores dhe ka marrë një gjobë për tejkalim shpejtësie në qendër banimi.
Në makinë me Hysajn ka qenë dhe sulmuesi Taulant Seferi. Hysaj duket edhe teksa flet me efektivin që vendos gjobën, për të sqaruar situatën, megjithatë fatura e gjobës nuk iu kursye mbrojtësit të krahut të djathtë.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL















