VIDEO/ Bajerni i pamëshirshëm, nis vitin me fitoren 8-1 dhe shkon +11 nga ndjekësi më i afërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 19:38

VIDEO/ Bajerni i pamëshirshëm, nis vitin me fitoren 8-1 dhe shkon +11 nga ndjekësi më i afërt

Bajern Mynih e ka nisur vitin me një tjetër provë force që lë pak vend për diskutime sa i përket titullit kampion në këtë edicion në Bundesligë.

sffsdsfdfsdfsdsfdd

Bavarezët ka fituar me shifrat 8-1 ndaj Volfsburgut në ndeshjen e javës së 16 të kampionatit dhe kanë thelluar arratinë në kreun e klasifikimit ku duken të pakapshëm edhe pse nuk ka kaluar as gjysma e sezonit.

Volfsburgu rezistoi vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, kur autogolit të Fisher dhe golit të DIaz iu përgjigj Pejçinoviç për të mbajtur ndeshjen të hapur. Por në pjesën e dytë ishte tjetër histori, me Olise (2) autogolin e Jenz, Guerreiro, Kejn dhe Goretzka që çuan shifrat në fitoren mbresëlënëse 8-1.

Suksesi çon Bajernin në 11 pikë larg Borusia Dortmundit të vendit të dytë, duke mbyllur praktikisht që tani çdo lloj diskutimi për luftën për titullin kampion.

Bajern Mynih-Volfsburg 8-1
5’ (ag) Fisher, 30’ Diaz, 50’, 76’ Olise, 53’ (ag) Jenz, 68’ Guerreiro, 69’ Kejn, 88’ Goretzka / 13’ Pejçinoviç

GOLAT VIDEO

PANORAMASPORT.AL