Postuar: Gusht 1, 2025 | 14:33
VIDEO/ Atmosfera në grup është fantastike, afrimi i verës te Flamurtari ja merr këngës në Turqi
Flamurtari ndodhet në Turqi ku është duke zhvilluar fazën përgatitore gati trejavore para nisjes së sezonit të ri.
“Panorama Sport” ka siguruar një video nga kampi i vlonjatëve, ku protagonist është një nga afrimet e kësaj vere, Erald Maksuti. Teksa grupi është duke konsumuar drekën, sulmuesi hipën mbi karrige dhe ja merr menjëherë këngës.
Ai këndon këngën e njohur “Moj bjondinë me sytë e zinj”, teksa shoqërohet edhe nga shokët e tij të skuadrës. Nuk dihet nëse Maksuti ja dedikon dikujt në veçanti këtë këngë ose thjesht e ka të preferuar dhe dëshironte të ndante me skuadrën një tjetër talent të tij. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













