VIDEO/ Asist i Tolit, zhbllokohet më në fund Taulant Seferi! Sulmuesi shënon gol fantastik në kampionat dhe i dhuron 3 pikë skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 22:01

VIDEO/ Asist i Tolit, zhbllokohet më në fund Taulant Seferi! Sulmuesi shënon gol fantastik në kampionat dhe i dhuron 3 pikë skuadrës

Zhbllokohet më në fund Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares, që sezonin e shkuar shkëlqeu te Tirana, ka arritur ta bëjë “sefte” në elitën e futbollit ukrainas, duke shënuar një gol me peshë në duelin ndaj Çernomorets Odesa, ku skuadra e Vorskla Poltavës arriti të triumfonte me rezultatin 2-1, falë golit të Seferit.

bandicam 2022-10-08 13-53-05-850

Teksa sfida po shkonte drejt barazimit, në minutën e 88-të, u regjistrua një gol i gjithi shqiptar. Pas harkimit të Ardit Tolit nga e djathta, mesfushori gjeti Seferin brenda zonës, i cili me një marrje fantastike, tregoi klasin e tij, duke realizuar një gol mjaft të bukur.

bandicam 2022-10-08 13-53-06-817

Ky ishte goli i parë në 6 ndeshje për Seferin. Një gol që 25-vjeçari e kishte kërkuar me ngulm, teksa tashmë kërkon të mos ndalet më.

Për sa i përket skuadrës së Vorskla Poltavës, ku aktivizohet 3 shqiptarët, Toli, Totre dhe Seferi, kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat që e ngjiti ekipin në kuotën e 7 pikëve, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 9-të.

PANORAMASPORT.AL