VIDEO/ As Kalari nuk e qetësoi pas zëvendësimit, çfarë ndodhi me futbollistin e Dinamos në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2026 | 14:28

VIDEO/ As Kalari nuk e qetësoi pas zëvendësimit, çfarë ndodhi me futbollistin e Dinamos në Vlorë

Dinamo u mposht me rezultatin 3-1 nga Flamurtari. Sfida në Vlorë zhgënjeu dinamovitët, ndërsa tensioni në pankinë nuk mungoi.

Screenshot 2026-04-29 142413

Ishte minuta e 79-të, kur trajneri Ilir Daja vendosi për disa zëvendësime. Një ndër to ishte edhe aktivizimi i Usni Ismailit në vendin e Nanit.

Pasi kishte lënë fushën e blertë, Ilir Daja iu drejtua: “Hajde mor Nani, o Nani!”. Më pas ishte Kalari që iu afrua Nanit. Ky i fundit nuk e priti aspak mirë.

Dinamo mban aktualisht vendin e katërt në renditje, ndërsa ndodhet edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Pas dy trofeve të vitit 2025, blutë e kryeqytetit duan të mbyllin një tjetër sezon të suksesshëm.

Episodi në pankinën e Dinamos: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL