Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Problemi i Partizanit dhe statistikat, vetëm portieri Qirko mbi mesataren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2025 | 12:09

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Problemi i Partizanit dhe statistikat, vetëm portieri Qirko mbi mesataren

Te Partizani nuk e kish in menduar as në ske narin më të keq, që pas 11 javëve në kampionat të numëronin vetëm 12 pikë. Futbollistët e “demave” e nisën me Mladen Milinkoviç në krye, ndërsa tashmë drejtohen nga Oltijon Kërnaja. “Panorama Sport” do iu sjellë një pasqyrë me statistikat e regjistruara, dhe po ashtu vlerësimet e lojtarëve me të paktën pesë paraqitje sipas “Sofascore”.

partizani

QIRKO NË KRYE TË “TOP 10”- Vetëm portieri Pano Qirko dallon gjatë kësaj kohe. Është aktivizuar në tetë ndeshje ku pesë herë porta është mbajtur e paprekur, ndërsa në tri sfidat e tjera janë pësuar pesë gola. Me notën mesatare 7.05, qëndron mbi të tjerët. Diferencat më pas janë shumë të vogla, pikërisht me të dhjetat apo deri në të qindtat. “Top 10” më të vlerësuarit sipas statistikave plotësohen me këto nota: Gjergji Kote(6.88), Redon Ismaili(6.85), Vusal Isgandarli(6.84), Albion Marku(6.8), David Atanaskoski(6.8), Marçelino Preka(6.74), Xhuliano Skuka(6.7), Besar Gudjufi(6.64) dhe Rouen Hjumen(6.63).

ASNJË- Fakt është se në përfundim të 11 javëve, asnjë lojtar i Partizanit nuk regjistron mesataren e një goditjeje në portë për ndeshje. Kjo është edhe si pasqyrë e sulmit, që po vuan. Kontreras nuk përfshihet te statistikat, pasi bëhet fjalë për lojtarët që kanë të paktën pesë paraqitje. Sulmuesi kolumbian ia doli që në debutim me Teutën të realizonte dopietë përmes aksionit. Golat te Partizani deri tani janë shënuar prej tij, Isgandarlit dhe Tomës. Me penallti ia dolën pikërisht dy sulmuesit e përmendur së fundmi.

ASISTIMET- Deri tani janë parë tre futbollistë, që të asistojnë për shokët e skuadrës. Golat me aksion janë të paktë, megjithatë erdhën falë asistimeve të Besar Gudjufit, Altin Bytyçit dhe Paulo Buxhelajt. Dy mbrojtësit e përmendur ishin kyç në përmbysjen e rezultatit ndaj Teutës, me krosimet për Kontreras. Po ashtu një tjetër mbrojtës, David Atanaskoski, ishte ai që fitoi penalltinë e kthyer më pas në gol

SPASTRIME DHE TOPA TË GJATË- Te Partizani janë tre lojtarë, që kanë mesatare më të mirë se të tjerët për spastrimet për ndeshje. Marçelino Preka numëron mesatarisht tre spastrime për ndeshje, Atanaskoski 2.8 dhe Bytyçi dy spastrime për ndeshjet ku ka luajtur. Pjesa mbrojtëse e skuadrës është po ashtu ajo që dallon për topat e gjatë. Redon Ismaili dhe Albion Marku me mesataren tre topa të gjatë, dhe Marçelino Preka me 2.9 janë pjesë e “Top 3”.

PASIMET- “Sofascore” ka regjistruar Ismailin, si lojtari me pasimet më të sakta të regjistruara gjatë ndeshjes te Partizani. Faktikisht bëhet fjalë për mjaft pak, pasi në ndeshjet e tij numëron mesatarisht 27.3 pasime të regjistruara për ndeshje. Ndryshe 86% të atyre që ka tentuar. Atanaskoski me 26(74%) dhe Preka me 22.8(81%) ndjekin. Da Silva me 87% është në përqindje më të lartë, të atyre pasime që ka tentuar.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL