Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Vllaznia-Partizani, formacioni me lojtarët më të shtrenjtë
Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të shtunën, atë që është edhe supersfida e javës së tretë të Superiores. Ky takim garanton emocionet, ndërsa në fushë zbresin 26 tituj kampionë. Po ashtu atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të jetë e zjarrtë.

Për këtë kjo ndeshje ka vëmendjen maksimale. “Panorama Sport është kujdesur, që t’u sjellë formacionin më të shtrenjtë sipas “Transfermarkt”, me lojtarë nga të dyja skuadrat. 11 lojtarët më të vlerësuar japin një total prej 4.65 milionë euro.
Partizani dominon me shtatë lojtarë pjesë të tij, pa përfshirë Qirkon. Vllaznia ndërkohë përfaqësohet nga Kallaku, Mala dhe Kuro. Kuqeblutë kanë kështu tre lojtarë, pa përfshirë portierin Jukaj i cili edhe do mungojë për shkak dëmtimi. Në portë Qirko dhe Jukaj kanë të njëjtën vlerë, 300 mijë euro. Pjesa tjetër ka vlerësimet më të larta për pozicionet përkatëse.
Sembene është përfshirë në këtë formacion, edhe pse është i dëmtuar dhe do mungojë ndaj Vllaznisë. Rouen Hjumen, mesfushor i Partizanit, mban shifrën më të lartë. Jo vetëm për këtë formacion, por edhe ndër të gjithë lojtarët e Superiores. Vlera e futbollistit nga Afrika e Jugut është 850 mijë euro në tregun e “Transfermarkt”.

PANORAMASPORT.AL













