Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Flamurtari për rekord, 3.15 milionë… “blerje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2025 | 23:16

Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Flamurtari për rekord, 3.15 milionë… “blerje”

Flamurtari do të sjellë në Superiore një skuadër të re. “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim të futbollistëve të afruar dhe bie në sy se asnjë prej tyre nuk ka luajtur në Superiore më parë. Për më tepër, që vlera e të afruarve është më e madhe se nga çdo klub tjetër. Nëntë lojtarë të afruar deri tani me vlerën 3.15 milionë euro në total sipas “transfermarkt”.

flamurtari

Vetëm Erald Maksuti e njeh futbollin shqiptar, pasi ka luajtur në Kategorinë e Parë dhe ka qenë ndër më të spikaturit. Pjesa tjetër janë e gjitha për t’u parë në fushë. Flamurtari ka një vlerësim 4.8 milionë euro aktualisht në treg.

Kështu ka lënë pas klube si Partizani, Vllaznia dhe Elbasani. Skuadra e Egnatias vlerësohet 600 mijë euro më shumë. Me kursin që po ndjek Flamurtari, shumë shpejt pritet që ta kalojë. Është fundi i korrikut dhe në kampin e vlonjatëve priten investime të tjera. Merkato e tyre në hyrje shfaqet si më e mira në shifra deri tani. Asnjë skuadër tjetër nuk i afrohet.

VLERAT

PANORAMASPORT.AL