“Vetëm goli i tretë ishte gabim i Partizanit”, Josa pas triumfit të Bylisit: Duhet kujdes se një humbje të kthen ku ishte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2025 | 18:34

“Vetëm goli i tretë ishte gabim i Partizanit”, Josa pas triumfit të Bylisit: Duhet kujdes se një humbje të kthen ku ishte

Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, ka deklaruar se skuadra e tij ka bërë mirë ndaj Partizanit dhe e meritonte fitoren. AI theksoi se ekipi kishte lexuar mirë lojën e kundërshtarëve ndaj edhe suksesi ishte mëse logjik në një ndeshje të tillë.

bandicam 2025-09-27 18-23-35-452

“Nuk po diskutoj që fitorja erdhi me Partizanin. Problemi është që skuadra kishte nevojë për tre pikë, pozitat ishin thuajse të njëjta. Edhe Partizani kishte nevojë për pikët, edhe ne nuk kishim bërë ende fitoren e parë. Ndeshja erdhi në atë formë se Partizani e nisi më mirë lojën, duke marrë zonat tona më mirë. Erdhi rasti i penalltisë që u shënua. Pastaj gjërat ishin të kontrolluara nga ne gjatë gjithë lojës. Kishim ekuilibër të mirë në mesfushë dhe një përkujdesje në mbrojtje.

Besoj se bëmë një lojë të kujdesshme sa i përket ekuilibrave në mesfushë. Partizani na zotëroi disa herë zonat boshe në mesfushë që nuk duhej të tërhiqeshim më tepër dhe aty humbëm me Ofori dhe Devid në mesfushë. Por në pjesën e dytë u rregulluan gjërat, edhe në momentet më të këqija të Malomos, se derisa ishim në disavantazh nuk po dukej në lojë. Besoj se aty u rregullua pak edhe iniciativa individuale e tij që erdhi me shënimin e golit, po besoj se shoqërimi i luftës dhe dyluftimeve i Ibrahim në sulm, u shoqërua mirë nga lojtarët. Gabim mund t’i them vetëm golit të tretë të Partizanit, dy të tjerët ishin aftësia e jona.

Ishte ndeshje e dyfishtë për Partizanin dhe për ne, se edhe ne nuk kishim marrë ende fitoren e parë. Fola me djemtë se nuk mund të merrte ndryshe ndeshja e sotme, se bëmë performancë deri diku të mirë me Dinamon, me përpjekjen e lojtarëve dhe mënyrën si ishin vendosu. Ndodhi që të fitojmë ndeshjen, nuk do të thotë gjë, se kemi ndeshje shumë, një javë të ccon ku ishe. Duhet të jemi me këmbë në tokë se kemi fituar në një kampionat i cili është shumë i barabartë”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL