Vendime të diskutueshme dhe tension i lartë në “Loro Boriçi”, ja moviola e Vllaznia-Egnatia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2025 | 13:59

Vendime të diskutueshme dhe tension i lartë në “Loro Boriçi”, ja moviola e Vllaznia-Egnatia (VIDEO)

Takimi mes Vllaznisë dhe Egnatias nuk mungoi nga momentet e nxehta dhe debatet mbi vendimet e gjyqtarit Maletaj, sidomos në lidhje me përdorimin e VAR-it dhe kartonët për lojtarët e Egnatias.

egnatia-vllaznia

Rasti i penalltisë dhe kartonëve

Në minutat 30-33, stadiumi shpërtheu në protesta pas një rrëzimi të Muratajt në zonë, në vijim të një kontakti me Poçin. Gjyqtari vendosi të vazhdojë lojën, por më pas iu drejtua VAR-it për të parë pamjet. Vendimi për penallti u dha. Megjithëse prekje ka vendimi që mund të konsiderohet i bujar. Balaj më pas humbi mundësinë për të shënuar, duke e bërë situatën edhe më dramatike. Më vonë, Votlai u bë protagonist i ndeshjes për të gjitha arsyet e gabuara. (VIDEO)

Fillimisht, në minutën e 47-të, ai ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë, një paralajmërim i qartë për agresivitetin e tij.

Në minutën e 56- të, kartoni i dytë i verdhë i merret për një faull ndaj Muratajt, duke lënë Egnatian me 10 lojtarë dhe duke e vështirësuar maksimalisht reagimin ndaj epërsisë së Vllaznisë. Një gabim i rëndë i lojtarit që i kushtoi shumë ekipit të tij. (VIDEO)

RASTI I FUNDIT I DISKUTUESHËM

Në minutën e 78-të, Mala harkon topin në zonë te Balaj, i cili rrëzohet duke kërkuar penallti për mbajtje të Poçit. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe pret udhëzime nga VAR-i. Pas kontrollit, vendimi ishte negativ dhe nuk akordohet gjuajtje nga pika e bardhë. Një tjetër moment që ndezi debatet tek tifozët dhe u bë objekt diskutimi për mediat sportive. Vendimi është i drejtë. Takimi u karakterizua nga tension i lartë dhe vendime që do të diskutohen gjatë javës. Vllaznia arriti të menaxhonte situatën më mirë, ndërsa Egnatia u penalizua nga gabimet e lojtarëve dhe nga vendimet e VAR-it, duke humbur mundësinë për të marrë diçka nga “Loro Boriçi”. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL