“Vendi i dytë në renditje nuk është pak”, Gvozdenoviç i kënaqur edhe me barazimin ndaj Tiranës: Ishte derbi dhe luanin jo me 5 por me 10 mbrapa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 19:09

“Vendi i dytë në renditje nuk është pak”, Gvozdenoviç i kënaqur edhe me barazimin ndaj Tiranës: Ishte derbi dhe luanin jo me 5 por me 10 mbrapa

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, e ka cilësuar barazimin e sotëm si pozitiv, edhe pse ishte përballë një ekipi të fundit të tabelës.

gvozdenovic

“Sot ishim si gjithmonë të gatshëm që të bëjmë maksimumin e fitojmë. Por përballë ishte Tirana, një emër i madh dhe ishte një derbi. Ishim më mirë dhe më afër fitores. Nuk jam i kënaqur me një pikë, por jam krenar për çunat deri tani, pasi kemi 33 pikë, është vendi i dytë dhe nuk është pak.

E para ishte problem se Tirana rri me 5 mbrapa, jo me 5, me 10 mbrapa nga fillimi, nuk është kollaj të gjesh golin. Ne luanim me 3-4-3, nuk kishte shumë raste, por ishim afër me një rast të Diallo dhe Tsague. Sot ishte maksimumi, ishim me një formacion ofensiv, ndoshta për ne jo shumë të mirë, por nuk kishim opsion tjetër se kishim shumë lojtarë jashtë. Ndoshta mund të fitonim se ishim dominuese dhe me agresivë me topin, patjetër nuk kishim shumë raste, por ishte një derbi dhe Tirana luajti shumë fort në fazën mbrojtëse.

Në fillim ishte ideja të sulmonim nga krahët, se nga ato erdhën nga krahët me krosimet, ishim përgatitur ashtu. Por pastaj si shkoi ndeshja, ishim pak më në qendër të Tiranës, ishte një gabim i vogël. Por ishte pak problem kur kemi 10 lojtarë mbrapa si Tirana, nuk është kollaj të gjejmë rrugën e golit. Në pjesën e dytë ishte më mirë, se ishte Kasa, i shpejtë që na ndihmonte në sulm. Ishim më ofensiv, se Musta kishte lojtarë mbrapa. Ishte lëvizje nga stafi dhe ishte e duhur. Nuk mendoj se duhej pak më shpejt se nuk ishte momenti. Provuam edhe me Ben Shimon dhe Bunjakun, por ndoshta kjo ishte maksimumi sot nga ne.

Rezultatet e fundit? Kundër Bylisit asnjë ekip nuk fitoi atje, as Dinamo, as Vllaznia. Në kampionatin shqiptar nuk kemi skuadra të fundit të renditjes apo të parë. Çdo javë është e vështirë dhe patjetër nuk është e mirë për ne, është shumë pak. Por kjo është situata, kampionati është i fortë dhe çdo pikë ka vlerë”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL