Vazhdon “lufta” e Edi Martinit me Hygerta Sakon, te Vllaznia nuk i frikësohen “kërcënimeve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 23:25

Vazhdon “lufta” e Edi Martinit me Hygerta Sakon, te Vllaznia nuk i frikësohen “kërcënimeve”

Edi Martini ka bojkotuar “RTSH”-në, pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0). Siç kishte paralajmëruar, trajneri i kuqebluve nuk tha fjalën e tij duke qenë Hygerta Sako si drejtuese emisioni.

martini sako

Martini mori vendimin pas ndeshjes së Kupës me Dinamon, ndërsa pretendonte se Sako duhet t’i kërkojë ndjesë që e ka etiketuar si të paedukatë. Vllaznia po ashtu tregon se nuk i frikësohet kërcënimeve.

Sako kishte paralajmëruar që do ndërhyjë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, për një rast të tillë. Megjithatë, kuqeblutë nuk tërhiqen nga vendimi i mëparshëm.

PANORAMASPORT.AL