“Ultras Sopoti” paralajmërojnë protesta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2014 | 9:00

“Ultras Sopoti” paralajmërojnë protesta

Sopoti ekip para finales me IlirinePrej disa ditësh, stadiumi i Librazhdit ka ndezur polemika të shumta për gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet. Ndërtimi i një stadiumi modern dhe bashkëkohor është premtuar jo pak herë nga drejtuesit në Librazhd, por deri tani askush nuk ka vënë dorë. Tifozët “Ultras Sopoti” kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk do të ndërhyhet. “Nuk do të pranojmë kurrsesi që ekipi ynë t’i luajë ndeshjet në një stadium tjetër. Këto ditë do t’u kërkojmë drejtuesve një takim, për një zgjidhje të kësaj çështjeje. Nëse nuk do të arrijmë të vëmë në lëvizje strukturat drejtuese për fillimin e rikonstruksionit, paralajmërojmë protesta. Po ashtu, nëse stadiumi nuk bëhet, ne, tifo-grupi ‘Ultras Sopoti’, nëpërmjet një letre zyrtare në FSHF do bëjmë kërkesë për tërheqjen e Sopotit nga gara në të Parën, nëse ky ekip nuk i zhvillon ndeshjet brenda, në stadiumit e Librazhdit”.
L.Qoshku