U bë hero për Elbasanin në momentet e vështirësisë ndaj Partizanit, portieri Totoshi: Rëndësi kishin tre pikët
Elbasani mundi Partizanin me shifrat 3-0 dhe meritë për këtë ka padyshim edhe portieri Klevi Totoshi, i cili me pritjet e tij mbajti skuadrën në lojë në momentet e vështira kur të kuqtë po sulmonin pas kartonit të kuq të Mustës.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit dhe vetë ndihem shumë mirë që munda të jap për këto tre pikë të ekipit. Por e rëndësishmja mbi të gjitha është që morëm fitoren.
Për fat nuk pata asnjë presion, asnjë emocion, sepse ekipi ka pasur gjithmonë besim tek unë edhe tek aftësitë e mia edhe kjo ka qenë një ndihmesë e madhe për mua.
Përgatitësi Kotorri? Ai ka një meritë shumë të madhe te performancat e mia dhe dua ta falënderoj që është përkushtuar kaq shumë për stërvitje kaq të mirë dhe kaq kohë që kam punuar me të”, tha Totoshi për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













