Postuar: Nëntor 20, 2025 | 22:45
“Transfermarkt” shfrenon fantazinë, sulmuesi i Partizanit në “radarët” e 3 klubeve të Serisë A
Një lajm në kufijtë e tëpabesueshmes është duke qarkulluar së fundmi në web. Sipas portalit të mirnjohur “Transfermarkt”, klubi i Torinos, që militon në Serinë A ka shfaqur interes për sulmuesin e Partizanit, Bintsuka.

Por sipas të njëjtit burim, Torino nuk është klubi i vetëm, pas për sulmuesin 23-vjeçar, ka interes edhe nga Xhenoa dhe Verona, edhe këto dy klube pjesë e Serisë A.

Edhe pse këtë sezon futbollisti i Partizanit ka qenë shumë larg pritshmërive, shumë i çuditshëm mbetet fakti që emri i tij të lakohet në klube kaq të mëdha, duke ngritur pikëpytje të mëdha në lidhje më vërtetësinë e lajmit…
PANORAMASPORT.AL













