Trajneri i Dinamos: Nuk e bën Ilir Daja merkaton e klubit, ju tregoj pishmanet që kam
Dinamo del nga kriza duke mposhtur Tiranën në derbi. Pas sfidës foli edhe trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Edhe në momentin që skuadrat janë mirë, kanë një bonus të madh psikologjik sepse derbi janë gjithmonë të vështirë, pavarësisht formave apo problemeve që ka një ekip apo tjetri. Derbi janë të paparashikueshëm, kështu ndodhi edhe sot. Ne kishim rastet tona dhe derisa terreni u rëndua kemi bërë mirë, por edhe Tirana kishte rastet e veta kështu që ajo që është më e rëndësishme ,është reagimi I ekipit dhe rikthimit te fitorja, rikthimi jonë në këto moment te fitorja është një bonus i dyfishtë.
Pa nënvlerësuar edhe grintën që pati Tirana, por deri në momentin që filloi shiu, gabimi jonë ishin daljet nga poshtë, po kërkonim rrugën e gabuar, pikërisht për këtë bisedova me çunat në pushimin e ndeshjes, për mënyrën si luajti Tirana e kishim më kollaj ta mbanim topin në qendër sepse edhe dy krahët ishin sulmues, në korridoret që ne duhet të luanim ne nuk e bëmë e çuam topin aty ku nuk duhet, përveç meritës së Tiranës, ky ishte gabimi jonë deri në momentin që u rëndua terreni.
Dëgjova një kolegun tuaj në emisione thonte që Ilir Daja ka bërë merkato, kuptojeni që nuk e bën trajneri merkaton, stafi teknik seleksionon lojtarët. Vetëm në Angli ka qenë dikur trajner menaxher, menaxherët bëjnë vetëm forward se nuk i njohin pjesën më të madhe të lojtarëve. Pishmane kam dhe do ta them tani se nuk e kam thënë më parë sepse kemi kërkuar që në nëntor dy sulmues dhe qendërmbrojtës sepse siç dihet Dita dhe Aliji janë përshtatur në rolet e tyre natyreale, ky është pishmani im.
Nuk shpëtojnë durrsakët. Vila ishte më i miri në atë ndeshje sepse po kontribuonte shumë për ekipin dhe i mungonte goli, besoj do ti bëjë shumë mirë sepse ka mundësinë, përveç volumit që i shërben ekipit”, tha Daja për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













