Trajneri Ahmataj zbulon listën me 20 lojtarë, Kombëtarja U-19 gati për turneun triangolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2025 | 13:04

Trajneri Ahmataj zbulon listën me 20 lojtarë, Kombëtarja U-19 gati për turneun triangolar

Kombëtarja U-19 është gati për turneun miqësor me Kosovën dhe Moldavinë, që do të zhvillohet te “Shtëpia e Futbollit”. Trajneri Julian Ahmataj ka publikuar listën me 20 futbollistët e ftuar për ndeshjet e shtatorit.

kombetarja u19

Njoftimi i FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare U-19 është gati për turneun miqësor trian­golar që do të organizohet nga FSHF në datat 4-8 shtator, ku do të marrin pjesë edhe Kosova dhe Moldavia.

Kuqezinjtë nisin sot grumbullimin, teksa trajneri Juljan Ahamtaj ka publikuar listën me 20 lojtarët e ftuar.

Pesë prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa të tjerët aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Kombëtarja U-19 do të përgatitet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku pasditen e sotme do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.

Ndeshja hapëse e turneut është Shqipëri U-19 – Moldavi U-19, që do të luhet më 4 shtator, në orën 17:00. Më 6 shtator është programuar takimi Moldavi U-19 – Kosovë U-19, në orën 10:30.

Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri U-19 – Kosovë U-19, do të zhvillohet më 8 shtator, në orën 10:30.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-19:

PANORAMASPORT.AL