Tomori dhe Lushnja barazojnë mes spektaklit, trajneri Arbëri: Jemi në rindërtim! Xhafa: Pushim titullarëve, takimi shërbeu për alternativat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2025 | 14:04

Tomori dhe Lushnja barazojnë mes spektaklit, trajneri Arbëri: Jemi në rindërtim! Xhafa: Pushim titullarëve, takimi shërbeu për alternativat

Tomori ka barazuar me Lushnjën në shtëpi, në një miqësore që solli emocione dhe gola, duke u mbyllur me shifrat 2-2. Për vendasit, ky ishte testi i parë pas dy javëve përgatitore për sezonin e ri, ndërsa barazimi u pa si një rezultat me vlera morale dhe premtues për skuadrën e drejtuar nga dyshja Arbëri-Gjata.

Screenshot 2025-09-08 140410

PJESA E PARË

Takimi nisi me ritëm të lartë nga të dy skuadrat. Miqtë u rrezikuan të parët me një gjuajtje të Fejzajt, të devijuar nga portieri Mesiti, ndërsa në vijim Lushnja fitoi tre goditje këndi radhazi. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, me Kumanin që goditi bukur ngjitur me traun në minutën e 6-të. Shanset vijuan me Arbërin dhe Enkeln, por portieri Alimuçaj ishte i pakalueshëm, ashtu si edhe në rastet e Hasanit dhe Ngenës. Pas epërsisë në raste, Tomori rrezikoi sërish me Zogën në minutën e 22-të, por në të kundërt, ishte Lushnja ajo që shënoi e para.

Aksioni i shpejtë i lushnjarëve u finalizua nga sulmuesi shtatlartë Eduard, i cili shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes vendase dhe kaloi miqtë në avantazh 0-1. Vendasit nuk u dekurajuan. Në minutën e 38-të, Arbëri rrezikoi fort, por portieri Alimucaj shpëtoi portën. Loja u ndez edhe më shumë me kombinimet e Kamisokos, Ololës, Arapit dhe Zaganjorit, ndërsa fundi i pjesës së parë solli tension. Fadil Meta u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli të ashpër. Në minutën e 45′, pas një aksioni të gjatë, Hasan gjuajti fort, topi u grushtua nga portieri Alimuçaj, por Lirëza ndoqi aksionin dhe barazoi në 1-1. Me këto shifra u mbyll fraksioni i parë

PJESA E DYTË

Lushnja e nisi më mirë, duke kërkuar avantazhin. Goditjet standarde ishin arma e tyre kryesore, me Bashën e Hidën që rrezikuan në minutat 59′ dhe 61′, por pa fat. Në minutën e 53-të, Eduard iu afrua golit me kokë, por Mesiti reagoi në mënyrë fantastike. Tomori pati rastet e veta me Kumanin, Ngenën, Hasanin, Arbërin dhe Zogën, të cilët humbën disa mundësi të pastra.

Megjithatë, në minutën e 67-të ishte sërish blerja e fundit e merkatos se Lushnjës, Eduardo, në një formë të shkëlqyer, që finalizoi një aksion të gjatë dhe i çoi miqtë në avantazh 2-1. Megjithatë, futja në lojë e të rinjve vendës solli frytet e veta për Tomorin. Në minutën e 85-të, pas një aksioni model nga e djathta, i talentuari Vrioni shënoi nga brenda zonës, duke barazuar shifrat në 2-2. Në minutat e fundit të ndeshjes, të dy skuadrat u hodhën në sulm për të kërkuar fitoren, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin, kryesisht për shkak të nxitimit dhe kujdesit të portierëve.

Screenshot 2025-09-08 140320

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL