Titulli kampion, sot nuk ka favoritë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2013 | 11:09

Titulli kampion, sot nuk ka favoritë në Shkodër

Kanë përfunduar takimet gjysmëfinalet të Kampionatit Kombëtar të Boksit U-18. Në ditën e dytë janë zhvilluar plot 16 ndeshje, nga ku janë përcaktuar edhe boksierët finalistë si dhe skuadrat pretendente për fitimin e trofeut. Kampionati po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës. Dita e dytë ka pasur rivalitet të madh mes ekipeve të Vllaznisë, Teutës Apolonisë dhe Eneas, të cilat kanë kërkuar që të çojnë sa më shumë boksierë në takimet finale për të pasur kështu më shumë mundësi për fitimin e titullit. Gjysmëfinalet kanë pasur përballje të forta dhe emocionuese duke dhuruar spektakël e luftë të fortë sportive për të pranishmit në pallatin e sportit. Në ditën e dytë kanë dominuar Apolonia, e cila ka fituar 5 ndeshje gjysmëfinale e po ashtu edhe Vllaznia, që arriti të fitojë 4 sfida. Nga ndeshjet e tjera të zhvilluara, Enea fitoi 3 ndeshje, ndërsa Besa dhe Enea fituan vetëm nga 2 takime secila. Kështu, dita finale është mjaft e balancuar dhe pritet të këtë një rivalitet të fortë deri në ndeshjen e fundit. Në ndeshjet finale Apolonia do të përfaqësohet me 5 boksierë, Vllaznia dhe Enea me nga 4 secila dhe Teuta me 3 boksierë. Në këtë mënyrë është e qartë që trofeu diskutohet mes Apolonisë, Vllaznisë dhe Eneas, skuadra të cilat do të bëjnë maksimumin për të përvetësuar titullin kampion të 18-vjeçarëve.
Senad Nikshiqi

GJYSMËFINALET
Klodian Shpendi (Vllaznia)- Ervin Dervishllari (Apolonia) 49 kg
fiton Dervishllari
Ardit Nurja (Teuta)- Mikel Hodaj (Apolonia) 52 kg
fiton Hodaj 8-4
Igli Likmeta (Dardania)- Alban Zylalaj (Enea) 52 kg
fiton Zylalaj
Bekim Torishta (Flamurtari)-Arnold Kuqari (Apolonia) 60 kg
fiton Kuqari 10-5
Rexhildo Zeneli (Vllaznia)- Ervin Mzhika (Enea) 60 kg
fiton Zeneli 8-5
Erald Mukja (Vllaznia)- Albion Myftari (Dardania) 64 kg
fiton Mukja me KO
Samet Llukaj (Besa)- Napolon Tokrri (Besëlidhja) 64 kg
fiton Llukaj 10-5
Gjon Nika (Vllaznia)- Xhulio Mone (Apolonia) 69 kg
fiton Nika 11-10
Agostin Pjetri (Besëlidhja)- Renato Roshi (Enea) 69 kg
fiton Roshi 8-6
Santiliano Mhilli (Vllaznia)- Fatjon Buçinozi (Apolonia) 75 kg
fiton Buçinozi 10-8
Jurgen Dobrani (Teuta)- Arjan Kaloshi (Enea) 75 kg
fiton Kaloshi 7-6
Jurgen Uldedaj (Teuta)- Elis Lalaj (Kukësi) 81 kg
fiton Uldedaj 8-6
Syrja Marinaj (Vllaznia)- Muharrem Cimili (Aplonia) 81 kg
fiton Marinaj 12-9
Fisnik Muharremi (Vllaznia)-Indrit Laçi (Teuta) 91 kg
fiton Laçi 10-7
Dritan Hysaj (Dardania) -Andrea Derjaj (Besa) 91 kg
fiton Derjaj për mosparaqitje
Kristi Frroku (Vllaznia)- Sotir Dyrmishi (Apolonia) +91 kg
fiton Dyrmishi 12-8