Tirana nis sezonin me barazim, trend përsëritës në vitet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 23:21

Tirana nis sezonin me barazim, trend përsëritës në vitet e fundit

“Dielli duket që në mëngjes”. Njëlloj siç duket edhe nisja e kampionatit te 26 herë kampionët e Shqipërisë. Tirana e ka nisur kampionatin 2025- 2026 me një barazim pa gola, duke përsëritur ecurinë e një sezoni më parë, kur në javën e parë kishte marrë të njëjtin rezultat ndaj Laçit.

tiranaaa

Ky është barazimi i tretë në katër sezonet e fundit për bardheblutë në ndeshjen hapëse të kampionatit. Në retrospektivë, ndeshjet e para të Tiranës gjatë katër viteve të fundit kanë dhënë në sezonin 2022-2023, rezultatin Kukësi-Tirana. Më pas 3-2 me Dinamon në sezonin, 0-0 me Laçin dhe këtë kampionat, po 0-0, por me Bylisin.

Nga këto rezultate, Tirana ka arritur vetëm një fitore (ndaj Dinamos në sezonin 2023-2024), ndërsa tre herë është ndalur në barazim. Ky bilanc tregon se bardheblutë shpesh e nisin kampionatin me hap të ngadaltë, pa mundur të marrin maksimumin në javën e parë.

Statistika është edhe më domethënëse po të merret parasysh se në katër sezonet e fundit, Tirana ka marrë vetëm 5 pikë nga 12 të mundshme në ndeshjet hapëse. Kjo ecuri e përsëritur ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si ekipi reagon në nisjen e kampionatit, duke e bërë të dukshëm faktin se, pavarësisht objektivave, debutimet shpesh rezultojnë të vakëta.

NDESHJET

PANORAMASPORT.AL