Tirana me skemë sulmuese, ekipi i Nuhijut nuk do që t’i falë asnjë pikë Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2026 | 23:02

Tirana me skemë sulmuese, ekipi i Nuhijut nuk do që t’i falë asnjë pikë Flamurtarit

Tirana pritet të zbresë në fushë me një formacion të orientuar drejt lojës sulmuese për sfidën me Flamurtarin. Stafi teknik po projekton një rreshtim 4-3-3, me synimin për të ruajtur ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe asaj ofensive, duke shfrytëzuar shpejtësinë në krahë dhe lëvizshmërinë në vijën e parë.

Screenshot 2026-01-22 230134

Në portë pritet të konfirmohet Tafas. Para tij, mbrojtja parashikohet të përbëhet nga Vera në krahun e djathtë, Kresiç dhe Kortez në qendër, si dhe Ndong në krahun e majtë. Mesfusha do të ketë rol kyç në ndërtimin e lojës.

Myslovic, Marku dhe Alvarez janë tre emrat që pritet të formojnë bërthamën e mesit të fushës, duke kombinuar agresivitetin në rikuperim me cilësinë në pasim. Nga këmbët e tyre pritet të nisë shumica e aksioneve sulmuese të bardhebluve.

Në repartin ofensiv, Tabeku dhe Xhixha do të veprojnë në krahë, duke ofruar shpejtësi dhe depërtim, ndërsa Ernest pritet të jetë pika referente në majën e sulmit.

Screenshot 2026-01-22 225917

PANORAMASPORT.AL