Postuar: Mars 31, 2026 | 17:57
Tirana “kryqëzon” gishtat, ndeshja e Kosovës kundër Turqisë vlen mijëra euro për bardheblutë
Kosova do të luajë sot finalen e “play off” kundër Turqisë. Ky takim që nis në orën 20:45 do të vendosë se cila prej skuadrave shkon në Botëror. Nga stadiumi “Fadil Vokrri”, dardanët besojnë te mrekullia.

Tirana mund të përfitojë shumë, nëse Kosova shkon në Botëror. Kjo sepse aktualisht pjesë e Kosovës është Visar Bekaj. Ky i fundit u bashkua me kryeqytetasit në merkaton e verës.
FIFA shpërblen çdo klub, për lojtarët e tij që marrin pjesë në Botëror. Dhe bëhet fjalë për mijëra euro, që do të kalonin në arkën e Tiranës.
Tirana e afroi Bekajn në një moment të vështirë për të. 28-vjeçari ishte pa ekip, ndërsa e kishte mbyllur me Hataspor për shkak të problemeve financiare.
PANORAMASPORT.AL













