Tirana e ka me ngut, afrimi i ri i bardhebluve në merkato u bashkohet që nesër në stërvitje
Tirana ka hyrë fuqimisht në merkato në këto ditë, për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjet me disa lojtarë të cilët do të zëvendësojnë një grup të madh me emra që u larguan nga bardheblutë pas mbylljes së pjesë së parë zhgënjyese të sezonit. Dhe trajneri Ardijan Nuhiu i do të gjithë me urgjencë në stërvitje.

Të gjithë emrat e afruar së fundmi kanë nisur punën nën drejtimin e teknikut në këto ditë të para të janarit dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë të mërkurën edhe me mbrojtësin me të cilin bardheblutë kanë arritur akordin për transferimin nga radhët e Prishtinës.
Diar Halili ka marrëveshjen me bardheblutë kryeqytetas dhe nesër e presin në Tiranë, për të firmosur kontratën e re dhe për t’u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Nuhiu në stërvitjen e radhës.
Bardheblutë luajnë të shtunën ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë ndaj Nuhiu do që të ketë në dispozicion futbollistët dhe t’i përgatitë për këtë sfidë pasi kryeqytetasit kanë synime të tentojnë kalimin e turit. Ndaj edhe Halili pritet që nesër në stërvitje, për të qenë pjesë e planeve të Tiranës për duelin në fjalë.
PANORAMASPORT.AL













