Tirana e frikshme në prag të derbit, 2026-ta i lë targën vitit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2026 | 22:56

Tirana e frikshme në prag të derbit, 2026-ta i lë targën vitit të kaluar

Tirana po tregon një ecuri më të mirë në vitin 2026, duke lënë pas një sezon shumë të vështirë si ai i vitit 2025, ku bardheblutë nuk arritën të gjenin stabilitetin e duhur gjatë gjithë kampionatit. Në sezonin 2025, Tirana luajti plot 35 ndeshje dhe grumbulloi vetëm 31 pikë, një shifër që tregon qartë vështirësitë e skuadrës përgjatë gjithë vitit, si në rezultate ashtu edhe në konsistencë. Ajo sezon u karakterizua nga shumë barazime dhe humbje, duke e lënë skuadrën larg objektivave të saj tradicionale.

Tirana

Në vitin 2026, situata duket më premtuese. Pas 13 ndeshjesh, Tirana ka arritur të grumbullojë 21 pikë, një ecuri që jo vetëm është më e mirë se mesatarja e sezonit të kaluar, por tregon edhe një ritëm më të lartë konkurrues. Ky ndryshim në pikë tregon një skuadër më të organizuar, më të kujdesshme në menaxhimin e ndeshjeve dhe më efikase në momentet vendimtare. Krahasuar me 2025- ën, ku mungesa e stabilitetit ishte problem kryesor, në 2026 Tirana po shfaq më shumë ekuilibër si në mbrojtje ashtu edhe në fazën sulmuese.

SUPERIORJA – Pas 13 javësh kampionat në 2026- ën, renditja tregon një sezon shumë të ekuilibruar. Vllaznia kryeson tabelën me 29 pikë dhe paraqitet si skuadra më e qëndrueshme deri tani, duke u dalluar sidomos për mbrojtjen solide dhe aftësinë për të menaxhuar ndeshjet me kujdes. Me vetëm pak gola të pësuar dhe një bilanc shumë pozitiv, ajo ka krijuar një distancë të lehtë nga ndjekësit. Pas saj renditet Elbasani me 23 pikë, që vazhdon të konfirmohet si një nga surprizat më të këndshme të sezonit.

Elbasani ka treguar stabilitet në rezultate dhe një lojë të balancuar, duke qëndruar vazhdimisht në zonën e sipërme të renditjes dhe duke mos u shkëputur nga gara për kreun. Në vendet 3 dhe 4 ndodhen Tirana dhe Partizani, të dyja me nga 21 pikë. Më poshtë në tabelë, Egnatia qëndron në mesin e renditjes me 17 pikë, duke treguar një sezon të qëndrueshëm, por pa arritur ende të futet në garën për objektiva më të larta.

Skuadra ka një bilanc të ekuilibruar, por i mungon vazhdimësia për të bërë hapin cilësor drejt kreut. Zona e poshtme e tabelës është shumë e ngjeshur dhe plot tension. Teuta dhe Bylisi ndajnë nga 13 pikë dhe ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, në një situatë ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Të dyja skuadrat po përballen me mungesë stabiliteti dhe kanë nevojë për një seri rezultatesh pozitive për të dalë nga zona e rrezikut. Edhe më poshtë, situata është edhe më e ndezur. Flamurtari, Dinamo dhe Vora janë të gjitha me nga 12 pikë.

Screenshot 2026-04-15 225447

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL