Tifozët kërkojnë rikthimin e identitetit te Dinamo: Jo më eksperimente
Tifozët e Dinamos kanë nisur një tjetër thirrje të fortë drejt drejtuesve të klubit, këtë herë jo për merkato apo trajnerin e sezonit të ardhshëm, por për identitetin historik të skuadrës. Në rrjetet sociale tifozët blu kërkojnë rikthimin te tradita, duke insistuar që Dinamo të paraqitet sezonin e ardhshëm me fanellën klasike blu, stemën tradicionale dhe emrin që përfaqëson historinë e klubit. Sipas tifozëve, vitet e fundit klubi ka humbur një pjesë të identitetit të tij për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në imazh.

Ata kujtojnë se Dinamo është shfaqur në disa sezone me nuanca lejla, me versione të ndryshuara të logos dhe së fundmi me emërtimin “City”, një prapashtesë që sipas tyre nuk lidhet me traditën dhe historinë e skuadrës. Për shumë prej mbështetësve, këto eksperimente kanë larguar klubin nga fi gura klasike që e bëri Dinamon një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Në reagimet e tyre, tifozët theksojnë se serioziteti i një klubi nis pikërisht nga identiteti vizual.
Sipas tyre, para ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri, klubi duhet fi llimisht të rikthejë krenarinë dhe imazhin që e ka karakterizuar ndër vite. Përkrahësit blu besojnë se rikthimi te simbolika tradicionale do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar lidhjen mes klubit dhe tifozërisë, në një moment kur Dinamo synon të rikthehet në majën e futbollit shqiptar. “Kjo është fanella që duhet të ketë Dinamo sezonin e ardhshëm.
Mjaft më me eksperimente pa sens. Këto vite e kemi parë Dinamon me ngjyrë lejla, me një “D” shtypi, tani me një blu të zbehtë dhe me një prapashtesë anormale. Para se të fl asim për lojtarët dhe ekipin e sezonit të ardhshëm, duhet të fi llojmë nga ngjyra dhe stema, sepse aty nis serioziteti dhe imazhi i një klubi. Nuk ka nevojë për shpikje. E kemi fanellën, ngjyrën dhe stemën më të bukur, le t’i kthejmë shkëlqimin e merituar”, shkruajnë tifozët.
PANORAMASPORT.AL













