Telashet nuk kanë fund për Tiranën, titullari i mbrojtjes shfaqet me paterica në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2025 | 17:22

Telashet nuk kanë fund për Tiranën, titullari i mbrojtjes shfaqet me paterica në stërvitje

Pamja e djeshme në kompleksin stërvitor të bardhebluve solli një shqetësim për tifozët. Edison Kola u shfaq me paterica, duke konfirmuar se dëmtimi i pësuar së fundmi është më serioz sesa mendohej fillimisht.

tirana

Mbrojtësi i qendrës po kalon një dëmtim në gju dhe për momentin nuk është në gjendje të kryejë asnjë seancë stërvitore me grupin. Stafi mjekësor po e ndjek hap pas hapi procesin e rikuperimit, ndërsa rikthimi i tij në fushë do të varet nga mënyra se si reagon trupi gjatë javëve të ardhshme. Kola është një nga lojtarët më të rëndësishëm të prapavijës së Tiranës dhe mungesa e tij përbën një goditje të fortë për planet e trajnerit.

Dëmtimi i Kolës, një problem për nisjen e sezonit
Mjekët kanë bërë të ditur se Kola do të mungojë për disa javë, duke humbur të paktën ndeshjen hapëse të kampionatit. Ekziston edhe frika e një mungese më të gjatë nëse rehabilitimi nuk ecën sipas parashikimeve. Kjo situatë ka detyruar stafin teknik të gjejë menjëherë zgjidhje alternative për mbrojtjen.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL