Te Vllaznia ia nisin nga puna, ja lojtarët që munguan në stërvitjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2025 | 22:50

Te Vllaznia ia nisin nga puna, ja lojtarët që munguan në stërvitjen e parë

Ditën e hënë, Vllaznia është rikthyer në fushën stërvitore për herë të parë që nga data 12 maj. Kuqeblutë, tashmë me një drejtues stoli të ri si Edi Martini, kanë zhvilluar pasditen e kësaj fillimjave seancën e parë stërvitore për edicionin 2024- ‘25.

Kruja Vllaznia

Ritmi ka qenë i ulët për futbollistët shkodranë, të cilët nuk janë rrezikuar aspak në prag të sezonit të ri, duke marrë kështu ngarkesa të ulëta fizike. Kjo, edhe për t’i futur futbollistët në ritmin e duhur pas më shumë se 3 javësh pushimi absolut.

Por, ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e disa titullarëve të sezonit të shkuar ku emra si: Mala, Mensah apo edhe Çoba nuk ishin pjesë e seancës stërvitore. Duke përfshirë këtu edhe Stojanoviç, Kahrimanoviç dhe Juriç, të cilët po ashtu tashmë mund të konsiderohen të larguar, pavarësisht se vetëm i pari është i zyrtarizuar si një largim deri tani.

Arsid Kruja, i cili është afrimi i vetëm për momentin në kampin kuqeblu, kishte zbritur në fushë në stërvitjen e parë sezonale. Teksa grupin e futbollistëve e kishin plotësuar edhe shumë elementë të ardhur nga akademia Vllaznia, të cilët do të kenë shansin e tyre për të bindur Martinin dhe stafin e tij.

LOJTARËT QË MUNGONIN

ESAT MALA

ALFRD MENSAH

MEHDI ÇOBA

MILOSH STOJANOVIÇ

AMIR KAHRIMANOVIÇ

MARKO JURIÇ

ARDIT DELIU

PANORAMASPORT.AL