Të pezulluarit e javës në Superiore, 5 lojtarë nuk luajnë
Gara në kampionat po hyn në një fazë delikate dhe tensioni në fushë po reflektohet edhe në disiplinë. Aktualisht janë katër futbollistë që kanë arritur kuotën e katër kartonëve të verdhë dhe nuk luajnë në javën e 27-të.

Dy prej tyre i përkasin FK Vorës, Henri Zuna dhe Çibuike Prestige. Të dy kanë qenë titullarë të rëndësishëm për skuadrën dhe një mungesë e mundshme do të ishte goditje për ekuilibrat e ekipit. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Pape Saliu Sembene i Partizanit, një element kyç në repartin e tij, ndërsa Tirana rrezikon të humbasë Johan Kortez në rast se ndëshkohet në ndeshjen e radhës.
Me kampionatin që po hyn në momentet vendimtare, menaxhimi i nervave dhe kujdesi në duele do të jenë vendimtarë për këta lojtarë, pasi një karton i radhës mund t’i lërë jashtë në një sfidë të rëndësishme për objektivat e skuadrave të tyre.

PANORAMASPORT.AL













