“Të dorëzojë xhaketën”, Martini akuzon gjyqtarin Ferataj dhe Sokol Jarecin pas humbjes me Elbasanin: E ka kryer misionin, mendoi edhe për…
Edi Martini foli pas ndeshjes që Vllaznia humbi ndaj Elbasanit. Trajneri i kuqebluve ishte i indinjuar me gjyqtarin Olsid Feratajn dhe po ashtu Sokol Jarecin.

“Unë dua të përgëzoj djemtë, kanë bërë ndeshjen më të mirë të këtyre javëve të fundit. Unë e di që po rriten çdo ditë, po marrin veten nga dëmtimet dhe sot e treguan çfarë mund të bëjnë. Sa i përket ndeshjes nuk ishte ndeshje e rëndësishme se po të ishte, do sillte Sokol Jareci arbitra të FIFA-s këtu dhe nuk do i shpërndante në gjithë Shqipërinë. Ndeshje të vendit të parë dhe dytë ta vlerësonte në këtë formë. Mendoj se Ferataj e ka kryer misionin mjaft mirë. Mendoj dhe për ndeshjen tjetër, që presim në Shkodër ekipin e Ballshit. Po të shikoni dhe kartelën e parë të Gjinit. Është faull në favor të Gjinit, kishte tre të verdha dhe ishte i mirë informuar. Dhe pastaj me të dytën i bëri të dyja, edhe këtë dhe ndeshjen e Shkodër. E përgëzoj Feratajn, por ka ardhur koha ta dorëzojë xhaketën se nuk mund ta mbajë më veshur.
Unë kisha besim se dhe me 10 lojtarë, mund ta fitonim ndeshje. Ajo që bëri Ferataj, nuk di si mund ta vendos emrin. Ta bëjë faullin dikush tjetër dhe ta marrë kartonin dikush tjetër, kjo ishte skandal. Ne në pjesën e dytë luam më mirë se në të parë. Në një moment ku nuk jemi në tranzicion negativ, që munden të bëjnë një gabim të tillë. Me Tsage duhet të rrinte njëri një metër më afër.
Ishim të rreshtuar mirë. Kishim shtrënguar me pesë vetë mbrojtjen dhe mesfushën, kërkuam të fitojmë ndeshjen. Ndoshta duhet të ishim më të qetë, më me logjikë loje ta lejonim kundërshtarin. Elbasani është ekip i mirë. Po e le të qetë dhe po nuk e kërcënove, e ke të vështirë të krijosh raste. Pas këtyre të gjithë gjërave, dua të përgëzoj djemtë për shpirtin që dhanë në fushë sot.
Unë jam i bindur që ne do vijmë çdo ndeshje në rritje. Të dëmtuarit, Malaj, Murataj, Kallaku dhe Bismarku, nuk kemi ku të shkojmë përveçse lojërave të mëparshme. Jam i qetë dhe pse kemi humbur, e dimë çfarë force kemi. Po të shikoni kartelën e parë sot, Ferataj e kishte edhe me ndeshjen e ardhshme që luhet në Shkodër.
Si do shkonte ndeshja 11 me 11? Ashtu si nuk do kishte qejf Ferataj”, u shpreh Martini për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













