Te Dinamo pllakos heshtja! Ilir Daja, me më të mirët në “Loro Boriçi” kundër kuqebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 9:04

Te Dinamo pllakos heshtja! Ilir Daja, me më të mirët në “Loro Boriçi” kundër kuqebluve

Kundërshtari i radhës i Dinamos në kampionat do të jetë Vllaznia. Me kryeqytetasit që udhëtojnë drejt Shkodrës ditën e shtunë, ku në orën 15:30 në “Loro Boriçi” do luhet për javën e 34- ët të Superiores.

dinamo

Një sfidë direkte për vendet e para në klasifikim dhe që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit të dy skuadrave. Megjithatë, Dinamo ngelet ekipi i vetëm, ndaj të cilit Vllaznia nuk ka arritur asnjë fitore këtë sezon.

Në 3 takimet paraardhëse të këtij sezoni, Dinamo ka dy fitore 2- 1 dhe 2-3 në Shkodër. E ndërsa dy ekipet kanë barazuar 0- 0 në duelin e fazës së tretë, për të shtuar këtu edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës e përfunduar në shifrat 0-0, bëhen 4 duelet e këtij edicioni, ndër të cilat Dinamo është e pamposhtur me Vllazninë, si dhe me shkodranët që do të kërkojnë të “thyejnë” këtë “mallkim” në duelin e kësaj fundjave përballë 18 herë kampionëve të vendit.

HESHTJA – Edhe në prag të takimit ndaj Vllaznisë, sërish trajneri Ilir Daja nuk doli para mediave. Ai heshti si zakonisht, për të evituar pyetjet me spec. Për sa i përket pragndeshjes, do të mungojë Dejvi Bregu i dëmtuar, si dhe Klevi Qefalija. Në skuadër pritet të ketë disa rikthime, por edhe kjo situatë është për t’u parë.

NUMRAT – Tetë ndeshjet e fundit mes Vllaznisë dhe Dinamos në Shkodër janë dominuar nga kuqeblutë. Shkodranët kanë gjashtë fitore, ndërsa Dinamo dy triumfe. Nga ana tjetër, nga 16 lojërat e fundit mes Vllaznisë dhe Dinamos, janë sërish shkodranët që kanë dominuar në fushë. Skuadra e Brdariçit ka tetë fitore, pesë takime janë në barazim dhe tri fitore mbajnë firmën e Dinamos.

dfdsdfsdssfdfsdf

PANORAMASPORT.AL