Taku refuzon 100 mijë $ nga Izraeli për… Amerikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2015 | 17:54

Taku refuzon 100 mijë $ nga Izraeli për… Amerikën

Tirana-Vllaznia 1-0, Taku ne dyluftim me kundershtarinAfrim Taku refuzon 100 mijë dollarë për Amerikën. Mesfushori i Tiranës dhe njëherësh i Kombëtares, pak ditë më parë ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi i Hapoel Rananës. Por lojtari nuk është tunduar, pasi prioritet për të mbetet transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lojtari 26-vjeçar u ka thënë “jo” izraelitëve, të cilët pak kohë më parë afruan një tjetër bardheblu, pikërisht Elis Bakaj. Shanset që futbollistët të luanin ishin të mëdha, pasi izraelitët e donin me ngulm Takun, por gjithçka është shuar në momentin që ai ka refuzuar ofertën. Burime tepër të sigurta për gazetën zbulojnë këtë prapaskenë të ditëve të fundit, teksa shpjegojnë se motivi kryesor është plani që tiranasi ka për t’u zhvendosur në “tokën e premtuar”, atje ku jeton edhe e fejuara e tij.

Shkesi

Një njohje e vjetër e bardhebluve po mundohet që t’i gjejë ekip Afrim Takut në Amerikë. Bëhet fjalë për Blerti Hajdarin, një ish-lojtar i Tiranës (nga sezoni 2007 e deri në 2011), i cili prej vitesh jeton në SHBA. Ish-sulmuesi prej kohësh është vënë në kërkim, duke bërë në një farë mënyre “shkesin” për transferimin e shokut të tij në kampionatin amerikan të futbollit.

Pista

Lojtari i ka dhënë fjalën Tiranës që nëse nuk largohet në Amerikë, do të mbetet sërish bardheblu. Lojtari u stërvit në kryeqytet për disa ditë me ekipin, por nuk ka udhëtuar drejt Maqedonisë. Ai aktualisht është në Tiranë dhe në pritje të lajmeve nga pista “amerikane”. Megjithatë, burime tejet të sigurta në Vlorë zbulojnë se edhe ata po e presin mesfushorin. Stafi teknik dhe ai drejtues te Flamurtarin e cilësojnë të domosdoshëm për sezonin e ardhshëm. Ata nuk dorë- zohen dhe vazhdimisht ruajnë kontaktet me tiranasin. Por duket se e ardhmja e 26- vjeçarit do të mbetet pezull edhe për pak kohë, të paktën deri sa t’i dalë viza amerikane. Në të kundërt, Takut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhë mes Tiranës dhe Flamurtarit.