Postuar: Nëntor 22, 2025 | 8:25
Superiorja rikthehet me 3 duele pas ndeshjeve të Kombëtares, njihuni me përballjet e sotme
Superiorja rikthehet sot me 3 ndeshje pas pushimit për kualifikueset e Botërorit.
Në orën 16:00 do të zhvillohen dy duele ato mes Egnatia-Bylis dhe Vora-Teuta. Supersfida e ditës Dinamo-Elbasani do të zhvillohet në orën 19:00.
Rikujtojmë që kampionati kryesohet nga Vllaznia dhe Elbasani me pikë të barabarta 23, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Egnatia me 19 dhe top 4-shja plotësohet me Dinamon me 18 pikë.
NDESHJET E SOTME
EGNATIA-BYLIS ORA 16:00
VORA-TEUTA ORA 16:00
DINAMO-ELBASANI ORA 19:00
PANORAMASPORT.AL













