Sulmuesi i Tiranës nuk e priti mirë zëvendësimin nga Bordin, formacioni i javës sipas statistikave i jep të drejtë. Ka edhe “çudi” të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 18:37

Sulmuesi i Tiranës nuk e priti mirë zëvendësimin nga Bordin, formacioni i javës sipas statistikave i jep të drejtë. Ka edhe “çudi” të tjera

Tsotne Patsatsia nuk u shfaq aspak i lumtur pas zëvendësimit që trajneri Roberto Bordin rezervoi, pasi kishte shënuar duke rihapur derbin Tirana-Dinamo.

patsatsia

Dhe goli, pavarësisht humbjes 1 me 2, i ka dhënë një shtysë gjeorgjianit për t’u përfshirë në formacionin e javës së pestë.  “Sofascore” ka publikuar si zakonisht formacionin më të mirë të Superiores statistikisht sipas saj. Dhe çfarë bie në sy është se Patsatsia është pjesë e tij.

Po ashtu edhe Valeriano nga Tirana. Befasi është edhe përfshirja e Ruçit apo Vrapit nga Vora, që ndërkohë u përballën me humbjen ndaj Vllaznisë.

Screenshot 2025-10-02 183645

PANORAMASPORT.AL