Statistikat e përballjeve Flamurtari–AF Elbasani, ja çfarë duhet të dini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 23:55

Statistikat e përballjeve Flamurtari–AF Elbasani, ja çfarë duhet të dini

Pesë përballjet e fundit mes Flamurtarit dhe Elbasanit tregojnë një ekuilibër të plotë, si në rezultate ashtu edhe në gola të shënuar. Bilanci total është pothuajse i barabartë, me dy fitore për AF Elbasanin, një për Flamurtarin dhe dy barazime. Në aspektin ofensiv, të dyja skuadrat kanë realizuar nga gjashtë gola, çka nënvizon faktin se diferencat kanë qenë minimale.

Flamurtari-Elbasani

Megjithatë, AF Elbasani ka treguar efikasitet më të lartë në Superiore, ku ka fituar të dyja ndeshjet direkte, të dyja me rezultatin minimal 1–0 dhe pa pësuar gol. Nga ana tjetër, ndeshjet e Kategorisë së Parë kanë qenë më të balancuara dhe më të hapura, me dy barazime dhe një fitore për Flamurtarin. Katër nga pesë përballje janë vendosur me diferencë minimale ose kanë përfunduar në barazim, ndërsa asnjë ndeshje nuk ka pasur më shumë se katër gola të shënuar.

statistikat

Në planin kohor, AF Elbasani vjen në këtë duel me avantazhin e dy fitoreve radhazi ndaj Flamurtarit, ndërsa vlonjatët kanë arritur sukses vetëm një herë në këto pesë takime. Statistikat konfirmojnë se përballjet mes këtyre dy skuadrave zakonisht janë të luftuara dhe të hapura deri në minutat e fundit.

PANORAMASPORT.AL