Starton Botërori i Mundjes në Tiranë, Prizreni: Vit historik
Federata Shqiptare e Mundjes prej disa vitesh ka sjellë në vendin tonë kompeticione shumë të rëndësishme ndërkombëtare të këtij sporti, ndërsa dje për herë ta parë ka nisur edhe Kampionati Botëror U-23, si dhe ai për të rritur në peshat jo olimpike. Një aktivitet, i organizuar nga FSHM-ja që po mbahet në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në Tiranë, me pjesëmarrje të 2300 sportistëve dhe trajnerëve nga 80 shtete.

Dje u zhvilluan edhe duelet e ditës së mbarë, ndërsa në mbrëmje u mbajt gjithashtu edhe ceremonia e hapjes së aktivitetit, ku i pranishëm ishte edhe zv.presidenti Federatës Botërore të Mundjes, Theodoros Hamakos. Ky i fundit falënderoi FSHM-në dhe Komitetin Olimpik për bashkëpunimin në këtë organizim, të cilin Hamakos e quajti perfekt. Ndërkohë në prononnga 4 trajnerë. Ky organizim madhor do të mbyllet më 27 tetor, datë kur do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes.
Një ngjarje që do të sjellë në Shqipëri 200 delegatë nga 117 shtete të botës, të cilët janë figurat më të njohura të sportit të Mundjes. cimin e tij gjatë fjalimit hapës, presidenti i FSHM-së, Sahit Prizreni, e quajti një vit historik për Shqipërinë, duke lidhur organizimet ndërkombëtare me dy medaljet e para olimpike të vendit tonë, që kanë ardhur pikërisht nga mundja.
“Viti më i suksesshëm në historinë e mundjes shqiptare me medaljet e bronzit që erdhën nga Olimpiada e Parisit. Vlerësoj punën dhe sakrificat që bënë sportistët. Mundja krenohet me veprimtaritë madhore që bën”, u shpreh ndër tjera Prizreni.
Në ditën e parë mundësit e Shqipërisë nuk arritën që të linin shumë gjurmë në garat e tyre, teksa Ardit Zeneli dhe Daniel Dajani u eliminuan që në duelet e para në Botërorin U-23. Në kampionatin U-23 dhe në Botërorin për të rritur Shqipëria do të përfaqësohen nga një ekip plotë prej 22 sportistësh, të drejtuar nga 4 trajnerë. Ky organizim madhor do të mbyllet më 27 tetor, datë kur do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes. Një ngjarje që do të sjellë në Shqipëri 200 delegatë nga 117 shtete të botës, të cilët janë figurat më të njohura të sportit të Mundjes.

PANORAMASPORT.AL













