Skënderbeu në “ditën e të vërtetës”, Gjoka ka vetëm një dilemë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 9:35

Skënderbeu në “ditën e të vërtetës”, Gjoka ka vetëm një dilemë

Skënderbeu është gati për ndeshjen kundër Bylisit. Një ndeshje përcaktuese për fatet e një sezoni të gjatë dhe tejet të vështirë për korçarët.

SKENDERBEU

Bardhekuqtë duket se kanë një grup të kompletuar lojtarësh dhe mundësi për të bërë zgjedhjet e duhura dhe më të mira për takimin e së dielës. Në kushte të tilla, trajneri Ernest Gjoka ka pasur mundësinë të punojë i qetë dhe me gjithë grupin në dispozicion ku i vetmi dyshim mbetet gjendja fizike e Dokës, i cili pas dëmtimit nuk është në maksimumin e vet.

Kjo është dilema e vetme për formacionin nga ana e kryepankinës korçare, që po kërkon edhe zgjidhjet alternative në rast se vendos që të mos e nisë takimin me Dokën nga minuta e parë në fushë.

Por duket se ish-mbrojtësi i Kombëtares është i rikuperuar tashmë dhe gati për të luajtur ndeshjen e fundit të këtij sezoni me Skënderbeun për të dhënë kontributin e tij në një takim kaq përcaktues për fatin e gjithë kampionatit të bardhekuqve që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën direkt pa pasur nevojë të një ndeshjeje shtesë, që mund të komplikonte dhe vështirësonte më shumë situatën në klubin e Skënderbeut.

asdasdsadsda

PANORAMASPORT.AL