Skënder Gega supersticioz, rikthehet 6 vite para te Partizani. Detaji që bie në sy te trajneri i kryeqytetasve
Skënder Gega u zyrtarizua te Partizani në fundin e marsit duke surprizuar të gjithë. “Demat” kishin humbur derbin ndaj Dinamos dhe morali kishte rënë plotësisht me një muaj të mbetur.

Në krye të pankinës së kuqe, së fundmi ka rënë në sy një rrip që e shoqëron trajnerin Gega në dorën e djathtë. Ka simbolin e Partizanit dhe mund të thuhet se ky aksesor e kthen tropojanin 6 vite para.
Në sezonin 2018/19, kur Partizani fitoi titullin kampion, Gega e kishte si ogur të mirë një rrip të ngjashëm. Tashmë edhe pse Partizani është në garë për titullin, Elbasani ndërkohë qëndron 1 pikë larg për të prishur ëndrrën.
Në katër ndeshje, Gega numëron tri fitore dhe një humbje. Disfata e vetme ishte në derbin me Tiranën ku “demat” nuk humbisnin prej më shumë se dy vitesh.

PANORAMASPORT.AL













