Situatë e paqartë me ish-kapitenin, dyshime për Rustem Hoxhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 21:40

Situatë e paqartë me ish-kapitenin, dyshime për Rustem Hoxhën

Dinamo e nisi sezonin me një mungesë të rëndësishme duke qenë se mbrojtësi Rustem Hoxha pësoi një dëmtim dhe pak para se të dëmtohej, ishte në qendër të merkatos. Asokohe, Teuta ishte vënë pas shërbimeve të mbrojtësit por këputja e ligamentit, bëri që gjithçka të ndalte dhe Hoxha të mbetej i Dinamos megjithëse nuk ishte në listën e Federimit.

Rustem Hoxha

Duke qenë se dëmtime të tilla zgjasin për disa muaj deri sa të rikuperohen, drejtuesit kishin menduar për të liruar vend në listë, ndërkohë që mbetet e paqartë e ardhmja e tij. Hoxha prej kohësh po zhvillon seancat e rikuperimit dhe ende nuk dihet ekzaktësisht se kur do të rikthehet, por me shumë gjasa në muajin mars mund të nisë të marrë minuta.

Megjithatë, te Dinamo duhet të vendosin se çfarë do të bëhet pasi nëse kanë në plan ta aktivizojnë pas rikthimit, duhet ta përfshijnë edhe në listën e federimit. Në të kundërt, Hoxha do ta konsideronte të mbyllur sezonin dhe në fund të vitit, mund të largohet për një aventurë të re.

PANORAMASPORT.AL