Shqipëria në mundje, me 11 sportistë në Europian
Federata Shqiptare e Mundjes ka zyrtarizuar ekipin përfaqësues me të cilin do të konkurrojë në Kampionatin Europian, kompeticion që do të zhvillohet në Tiranë më datat 20-26 prill.

Shqipëria do të paraqitet me 11 sportistë në eventin më prestigjioz kontinental të mundjes. Kështu ekipi kuqezi në stilin greko-roman do të formohet nga Bajram Sina, Gjetë Prenga, Kevin Kupi, Klodjan Shehu, Marjan Kola dhe Griseld Kodra. Ndërkohë në stilin e lirë janë Endrio Avdyli, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Mateo Kola dhe Albin Peposhi.
Kujtojmë që Eurpiani është eventi i radhës madhor që vjen në vendin tonë, me Shqipërinë që është shndërruar gjatë viteve të fundit në epiqendrën ndërkombëtare të mundjes.
PANORAMASPORT.AL













