Shpërthen kaosi me “Final 4”, FSHF-së i prishet skenari i përgatitur për fituesin. Lajmërohet ndryshimi drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2026 | 23:33

Shpërthen kaosi me “Final 4”, FSHF-së i prishet skenari i përgatitur për fituesin. Lajmërohet ndryshimi drastik

Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë e papërgatitur për situatën që është krijuar në “Final 4”, ku gjithçka mund të ndodhë në ndeshjet e fundit me shumë variante të hapura sa i përket luftës për titullin kampion.

final-41-685x450

Dhe duke parë se i është prishur skenari i parapërgatitur ku titulli të festohet në ndeshjen Vllaznia-Elbasani, ka ndryshuar planin për dy ndeshjet e javës së fundit. Ajo ka bërë të ditur se në rast se gara ishte plotësisht e hapur për vendin e parë, do të dërgonte ndeshjen Egnatia-Dinamo në Elbasan që të luhej paralelisht me atë mes Vllaznisë dhe Elbasanit që është planifikuar në “Air Albania” më 31 maj.

“Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF informon se në varësi të rezultateve të ndeshjeve të kësaj jave në fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, nëse rezultati i një ndeshje mund të influencojë apo ndikojë në atë të tjetrës, atëherë dy ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë (19:00) datë 31 maj.

Në këtë rast, konkretisht ndeshja Egnatia-Dinamo City, e planifikuar për t’u luajtur më 29 maj, do të spostohet për më 31 maj në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, duke u zhvilluar paralelisht me takimin Vllaznia-AF Elbasani, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania””, shkruhet në njoftimin e FSHF.

PANORAMASPORT.AL