Postuar: Maj 9, 2013 | 13:25
Shkarkohet Bajaziti, Tagani bëhet zv.ministër i Sporteve
Salih Tagani është zëvendësministri i ri i Sporteve. Dje është konfirmuar se numri dy i MTKRS-së, Dashnor Bajaziti është shkarkuar nga kjo detyrë dhe vendin e tij e ka zënë ish-administratori i klubit të Tiranës. Në fakt, Tagani nuk ka më shumë se dy muaj që është larguar nga bardheblutë. Këtë herë ai do të kryejë një detyrë shumë më të rëndësishme në MTKRS, duke qenë në krye të sportit. Gjatë tre viteve të fundit ka përfaqësuar këtë fushë një ish-futbollist i shquar si Bajaziti.













