Shirit i zi dhe 1 minutë heshtje për Paulin Ndojën, në “Elbasan Arena” do të nderohet ish-portieri i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2025 | 12:37

Shirit i zi dhe 1 minutë heshtje për Paulin Ndojën, në “Elbasan Arena” do të nderohet ish-portieri i Vllaznisë

Ditën e mërkurë ambienti i futbollit në Shkodër mori një lajm të hidhur sepse u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, Paulin Ndoja.ndojaIsh-portieri i famshëm i Vllaznisë së viteve 70-të, ku me kuqeblutë arriti të fitonte edhe kampionatin e Kupën në sezonin 1971-72. Madje, nga shumëkush, është cilësuar edhe si portieri më i mirë në historinë e futbollit shkodran. Për një figurë të tillë, klubi shkodran duke mos pasur mundësi të organizojë një ceremoni pasi luan në transfertë kundër Elbasanit ditën e sotme, ka vendosur që ndeshjen ndaj verdhebluve ta luajë me një shirit të zi në krahun e futbollistëve.

Madje nga sa mësohet në Elbasan do ketë edhe një minutë heshtje para nisjes së takimit, në nderim të figurës së Paulin Ndojës. Në moshën 79-vjeçare ai ishte i fundit që u nda nga jeta nga “4 muskutierët” e njohur shkodran, ku, së bashku me Sabah Bizin, i ndarë nga jeta para pak muajsh, Medin Zhegën dhe Ramazan Rragamin, të gjithë të ndjerë, janë konsideruar si futbollistët më të artë të historisë 106- vjeçare të klubit kuqeblu.

PANORAMASPORT.AL