Shifrat/ Tirana dominim absolut, historia e përballjes me Pogradecin anon nga kryeqytetasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2025 | 12:55

Shifrat/ Tirana dominim absolut, historia e përballjes me Pogradecin anon nga kryeqytetasit

Përballja Tirana-Pogradeci në 20 vitet e fundit, duket se nuk ka histori. Ose të paktën kështu thonë shifrat e tetë përballjeve të fundit. Bardheblutë, që nga viti 2004 e deri sot, janë përballur tetë herë me pogradecarët në ndeshje zyrtare, ndërsa shifrat janë shumë lart për ekipin kryeqytetas.tiranaFITORET – Nga tetë takime, Tirana ka fituar shtatë prej tyre, duke treguar supremacinë në fushën e lojës. Madje, duke shkuar edhe në rezultatin 6-0. Bardheblutë, katër ndeshje i kanë sezonin e Kategorisë së Parë, ku kanë qenë dominues në çdo aspekt të lojës. Dy ndeshje të tjera janë luajtur për Kupën e Shqipërisë, me Tiranën që nuk e kanë diskutuar në asnjë moment. Bardheblutë dhe Pogradeci janë përballur edhe në Superiore, gjatë sezonit 2011-2012, me Tiranën që ka triumfuar, pa u lodhur shumë.

BARAZIMI – Një nga tetë takimet e fundit është mbyllur në barazim pa gola, por kjo sfidë daton 20 tetorin 2010. Pas asaj loje, Tirana ka qenë dominuese në çdo aspekt, çka tregon se liqenorët e kanë pasur të vështirë ndaj kryeqytetasve.

GOLAT – Një tjetër aspekt që të jep shpresë në këtë situatë, janë golat e shënuar dhe të pësuar në tetë takimet e fundit. Tirana ka shënuar 25 herë në portën e Pogradecit, me një mesatare 3 golash për takim, si dhe ka pësuar 5 rrjeta në tetë përballje. Në analizë të të gjithë shifrave në ndeshjet e fundit, Tirana është shumë e avantazhuar. Pogradeci shihet si një ekip i kalueshëm. Madje, edhe analistë të shumtë, kanë vlerësuar se Besa mund të ishte skuadra e cila do t’i hapte punë skuadrës bardheblu. Gjithsesi, shifrat e shkuara janë histori. E tashmja vlen dhe Tirana e Pogradeci në 90 minutat e fundit të “Elbasan Arena”-s do të tregojnë veten dhe nëse ky trend statistikor do të vërtetohet edhe në këtë ndeshje të radhës.00OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL