Postuar: Gusht 10, 2024 | 18:40
Shans për medalje/ Dudaev “fërkon duart”, triumfi i iranianit rikthen në garë mundësin e Shqipërisë
Islam Dudaev nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024. Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë, u mposht në çerekfinale nga sportisti nga Irani , Rahman Amouzadkhalili.
Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Dudaev është rikthyer për ripeshkim në garë për medaljen e bronzit. E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.
Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"